• e shtunë, 18 janar 2025

Maqedonia humbi nga Holanda në ndeshjen e dytë të KB në hendboll

Maqedonia humbi nga Holanda në ndeshjen e dytë të KB në hendboll

Varazhdin, 17 janar 2025 (MIA) – Përfaqësuesja e Maqedonisë në Hendboll sot pasdite humbi nga Holanda me rezultat 37-32 (18-15) në ndeshjen e dytë të luajtur në Kampionatin Botëror në sallën në Varazhdin. 

Një nga treguesit kyç për humbjen janë 14 topat e humbur të hendbollistëve maqedonas, që janë shumë kur luajmë me një kundërshtar të kësaj klase siç janë holandezët. 

Pasi shkuam me tre negative në pjesën e parë të lojës, në pjesën e dytë të lojës kundërshtari e rriti tempon, prandaj në një moment humbëm edhe me pesë dallim (21-16). Në minutat e fundit arritëm deri në minus dy (34-32) por kartoni i kuq i Millan Llazarevskit dhe gjuajtja e shtatë metrave për holandezët i dhanë fund çdo shprese për të paktën një pikë.

Kuzmanovski me nëntë dhe Serafimov me gjashtë gola ishin më efikasë te hendbollistët maqedonas. 

Te përfaqësuesja e Holandës, Ten Velde realizoi njëmbëdhjetë gjuajtje, përderisa Stavast përfundoi me pesë. 

“Kuq e verdhët” mbeten në pikën e fituar në xhiron e parë kundër Hungarisë, ndërsa të dielën e luajmë ndeshjen e fundit kundër Guinesë në orën 18. Është e nevojshme fitore për tu plasuar në fazën e ardhshme të Kampionatit Botëror në hendboll. 

Sonte nga ora 20:30 luajnë Guineja dhe Hungaria, pas çka do të jetë më e qartë renditja në tabelën e këtij grupi. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR