Nejmari do të fitojë 65 milionë dollarë për prishjen e kontratës me Al Hilalin
- – Krahu brazilian i Al Hilalit, Nejmar ka për qëllim ta prishë kontratën me klubin saudit dhe të fitojë dëmshpërblim, transmeton “Globo Esporte”.
- Post By Fitore Curri
- 11:59, 21 janar, 2025
Riad, 21 janar 2025 (MIA) – Krahu brazilian i Al Hilalit, Nejmar ka për qëllim ta prishë kontratën me klubin saudit dhe të fitojë dëmshpërblim, transmeton “Globo Esporte”.
Nëse kontrata prishet para kohe, futbollistit megjithatë pritet t’i paguhen 65 milionë dollarë – shuma që i takon si pagë deri në fund të kontratës, e cila llogaritet deri në verën e vitit 2025.
Paraprakisht ishte bërë e ditur se Nejmari do të donte të kthehej në klubin e tij amë Santos, ku e filloi karrierën e tij.
Nejmari këtë sezon luajti në dy ndeshje dhe luajti gjithsej 42 minuta. Ai po shërohet nga lëndimi në nyje nga nëntori, ndërsa më parë humbi një vit për shkak të ligamenteve të thyera.
Nejmari iu bashkëngjit Al-Hilalit nga PSZH në gusht të vitit 2023. Sulmuesi më parë ka luajtur edhe për Barcelonën dhe Santosin. fc/
Fotografia: EPA