• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ambasadori ukrainas në Gjermani hedh poshtë akuzat ruse për sulmin në Moskë

Ambasadori ukrainas në Gjermani hedh poshtë akuzat ruse për sulmin në Moskë

Berlin, 27 mars 2024 (MIA) - Ambasadori ukrainas në Gjermani i quajti "absurde" pretendimet ruse se vendi i tij ishte i përfshirë në sulmin në Moskë ku jetën e humbën të paktën 139 persona.

"Po, e përjashtoj këtë", tha Oleksi Makeiev sot në radion publike Dojçlandfunk, duke shtuar se këto janë "akuza absurde".

Sipas tij, "Rusia është përpjekur të akuzoj Ukrainën për terrorizëm me qëllim që të shmang vëmendjen nga territori i saj", njofton DPA.

Të paktën 139 persona janë vrarë, ndërsa gjithsej 200 janë plagosur në sulmin e së premtes kur katër sulmues të armatosur kanë gjuajtur në Krokus Siti Hol.

Shteti islamik tashmë disa herë e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Moskë.

Autoritetet dhe ekspertët perëndimorë të sigurisë, gjithashtu, konsiderojnë se kjo është e besueshme dhe dyshojnë se pas saj qëndron dega e Shtetit Islamik në provincën Horasan (ISKP). rq/

Foto: X skrinshot

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR