• e hënë, 23 dhjetor 2024

Al - Huthi: Forcat amerikane dhe britanike në 424 sulme vranë 37 persona në Jemen

Al - Huthi: Forcat amerikane dhe britanike në 424 sulme vranë 37 persona në Jemen

Aden, 5 prill 2024 (MIA) - Forcat amerikane dhe britanike nga shkurti e deri më tani kryen 424 sulme ajrore ndaj caqeve në Jemen, në të cilat u vranë 37 persona, ndërsa 30 janë plagosur, deklaroi mbrëmë lideri i tyre, Abdul Malik al Huthi.

Huthët, të cilët e kontrollojnë kryeqytetin e Jemenit dhe shumë zona të banuara, nga nëntori i vitit të kaluar sulmojnë anije të huaja në Detin e Kuq në shenjë të solidaritetit me palestinezët në Gazë.

Sulmet e Huthëve nga shkurti shkaktuan përgjigje nga forcat amerikane dhe britanike. 

Al Huthi në paraqitjen e djeshme televizive tha se ata në Detin e Kuq sulmuan 90 anije dhe se sulmet me fluturake pa pilot ishin përhapur edhe në rajone të tjera. Ai theksoi se Huthët në mesatare kishin kryer 34 sulme në muaj me 125 raketa balistike dhe fluturake pa pilot. 

Sulmet e Huthëve e dëmtuan transportin global dhe i detyruan dërguesit që ta shfrytëzojnë rrugën më të gjatë dhe më të shtrejtë përgjatë Afrikës së jugut. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR