• сабота, 22 февруари 2025

Është shpallur identiteti i vrasësit nga Erebro, e ka kryer vrasjen më mizore masive në historinë e Suedisë

Është shpallur identiteti i vrasësit nga Erebro, e ka kryer vrasjen më mizore masive në historinë e Suedisë

Stokholm 5 shkurt 2025 (MIA) - Rikard Anderson është emëruar si i dyshuar për vrasjen masive në Suedi. Tridhjetë e pesë vjeçari akuzohet se dje rreth mesditës në Qendrën e edukimit për të rriur Risberska e ka kryer vrasjen më të rëndë masive në historinë e vendit.

Sipas policisë, të paktën 11 persona janë vrarë pasi që sulmnuesi ka hapur zjarr në shkollën Kampus Risbergska në Orebro, pëara se të qëllohet. Burimet lokale pohojnë se Anderson ka vuajtur nga problkemet mendore dhe ka jetuar vetëm. Dokumentet e shërbimit nacional suedez tregojnë se ai në disa raste është refuzuar për shërbim ushtarak. Edhe krahas kësaj, ka marrë leje për katër pushka gjahu.

Kryeministri suedez Ulf Kristersen e ka përshkruar sulmin si "sulmet më të rënda masive në historinë e Suedisë".

"Sot ishim dëshmitarë të dhunës brutale, vdekjeprurëse ndaj njerëzve të pafajshëm. Ky është sulmi më i rëndë masiv në historinë e Suedisë. Shumë çështje mbeten pa përgjigje dhe nuk mund t'i jap ato përgjigje", deklaroi mbrëmë Kristersen.

Pamjet tronditëse tregojnë disa njerëz që largohen nga një qendër edukimi për të rriturit mes tingujve të armëve.

U dëgjuan britma të forta teksa kalonin me vrap pranë këndit të lojërave të fëmijëve.

Në një video tjetër, studentët e tmerruar u barrikaduan në klasa ndërsa sirenat u ndezën në sfond.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 12:30 pas njoftimeve të një sulmuesi që gjuajti me armë automatike dhe më pas u krye një reagim i madh emergjent. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан