• петок, 20 февруари 2026

Çmimet e naftës të llojit Brent kanë rënë para bisedimeve të caktuara ndërmjet Iranit dhe SHBA-së

Çmimet e naftës të llojit Brent kanë rënë para bisedimeve të caktuara ndërmjet Iranit dhe SHBA-së

Nju Delhi, 17 shkurt 2026 (MIA) - Çmimet e naftës kanë rënë në tregtinë aziatike sot, përderisa investitorët vlerësuan rrezikun e ndërprerjeve të furnizimit pasi Irani zhvilloi ushtrime detare në Ngushticën e Hormuzit pak përpara bisedimeve të planifikuara me SHBA-në për programin bërthamor më vonë gjatë ditës, transmetojnë agjencitë botërore.

Fjuçersat për llojin Brent, i cili është referent për Evropë, ranë për 0,47 për qind, ose 32 cent, në 68,33 dollarë për fuçi këtë mëngjes, pasi dje u rritën për 1,33 për qind. 

Nafta e lehtë bruto amerikane u tregtua për 63,51 dollarë për fuçi, që është rritje për 62 cent, ose 0,99 për qind. Megjithatë, lëvizja përfshin të gjitha lëvizjet e çmimeve të djeshme, pasi nuk pati mbyllje zyrtare të tregtimit për shkak të festës së Ditës së Presidentëve në SHBA. 

Disa tregje në Azi mbetën të mbyllura sot për shkak të festës së Vitit të Ri Hënor, duke përfshirë Kinën kontinentale, Hong Kongun, Tajvanin, Korenë e Jugut dhe Singaporin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

Остани поврзан