• вторник, 30 декември 2025

Çfarë sollën marrëveshjet për tregti të lirë në BE në tryezat festive të evropianëve

Çfarë sollën marrëveshjet për tregti të lirë në BE në tryezat festive të evropianëve

Bruksel, 27 dhjetor 2025 (МIА) 

Sashko PANAJATOV

Falë marrëveshjeve për tregti të lirë që Bashkimi Evropian i bëri me partnerë të tretë, në tryezat festive të këtij viti të evropianëve u gjetën disa produkte ushqimore me çmime më të ulëta.

Kjo edhe njëherë konfirmon se ajo që po ndodhë dhe vendoset në Bruksel ndikon edhe në atë që përfundon në raftet dhe frigoriferët dhe tryezat e banorëve të BE-së.

Kështu, falë marrëveshjes për tregti të lirë mes BE-së dhe Zelandës së Re e vitit 2024, evropianët për këtë Krishtlindje mund të ëmbëlsohen me frutat e njohur të Zelandës së Re - kivi, me çmime më të ulëta. Krahas kënaqësisë në konsumimin e kivit, të pashmangshme janë edhe benefitet e tij shëdnetësore, të cilat janë të njohura edhe nga ana e Unionit.

Një tjetër marrëveshje tregtare, ajo mes BE-së dhe Kilit, banorëve të Unionit u ofron edhe një frut nga hemisfera jugore e Tokës me çmim më të ulët. B[het fjalë për qershitë kiliane, të cilat nga qershori i këtij viti mund të importohen në BE pa doganë.

Se tensionet në marrëdhëniet tregtare mes BE-së dhe SHBA-së dhe marrëveshjes së arritur me qëllim të evitimit të luftës doganore nuk sollën vetëm gjëra negative, dëshmi janë frutat arrore amerikane. Njëherit, me marrëveshjen e përmendur tregtare të arritur në gusht të këtij viti, mes prodhimeve, importi i të cilave në BE është liberalizuar, u gjendën edhe frutat arrore nga SHBA-ja.

Иако не е точно познато што предизвикува дијабетес тип 1, се смета дека тоа е последица од автоимуна реакција, при што телото погрешно се брани. А пак, дијабетесот тип 2 честопати е предизвик

Në këtë mënyrë evropianët mund t'i pasurojnë tryezat festive me arra, bajame dhe apetisanë të tjerë më të lirë amerikanë.

Në fund për konsumim më të lehtë të këtij ushqimi, evropianët mund të shërbehen me kafe apo çaj me çmim më të ulët nga Kenia, importi padoganor i të cilëve në BE është mundësuar me marrëveshjen për tregti të lirë mes Unionit dhe këtij shteti jugafrikan.

Banorët e BE-së, për Krishtlindje do të mund të hanë më lirë edhe mish gjedhi dhe kafshësh dhe të ëmbëlsohen me sheçer me çmime më të ulëta, por kjo iu pamundësua për shkak të shtyrjes së nënshkrimit të marrëveshjes për tregti të lirë mes Unionit dhe shteteve nga asociacioni i tregut të përbashkët jugafrikan Merkusor.

me insistim të Itlaisë dhe Francës, nënshkrimi i marrëvehsjes që duhej të ndodhte fundjavën e kaluar në Brazil është shtyrë parimisht për gjysmën e dytë të janarit 2026.

Ndërsa shkaku për shtyrjen ishte të jepet më shumë afat në mënyrë që të binden bujqit evropianë se me këtë marrëveshje tregu i BE-së nuk do të vërshohet me mish të lirë kafshësh nga Argjentina, Brazili, Paraguaji dhe Uruguaji.

Nëse marrëveshja, ndërkaq, arrihet siç është paraparë, evropianët do të mund të konsumojnë mish më të lirë tashmë nga krishtlindjet e ardhshme.

Прекинато е производството во фабрика за преработка на месо во западниот регион Темиш во Романија, откако се регистрирани 56 работници заразени со вирусот Ковид-19, пренесува агенцијата Агерп

Por, nga ana tjetër, disa vendime të Brukselit rezultuan edhe me shtrenjtime të disa produkteve ushqimore në tregun evropian.

Kjo para së gjithash ka të bëjë me drithërat dhe farat vajore nga Rusia dhe Bjellorusia, të cilat u janë nënshtruar tarifave më të larta që nga viti i kaluar.

Përveç kësaj, si rezultat i masave anti-dumping të BE-së mbi importet e glutamatit monosodium (MSG) nga Kina dhe Malejzia, evropianëve u është mohuar mundësia për të shijuar shijen e umami për më pak para. MSG është një përbërës që shtohet në salca, ushqime të lehta dhe vakte të gatshme për të përmirësuar shijen e umami.

Umami konsiderohet shija e pestë bazike pas së ëmblës, thartës, kripës dhe hidhësisë dhe mund të gjendet në djathërat e tymosur, mishrat e thatë ose salcën e sojës dhe thuhet se i shton "thellësi dhe lëngshmëri" ushqimit.

Ky është një tjetër shembull se si gjeopolitika dhe gjeoekonomia mund të "zvarriten" dhe të përhapen në ushqim.

Nga ana tjetër, falë edhe marrëveshjeve tregtare, banorët e Japonisë, Koresë së Jugut dhe Kanadasë mund të shijojnë djathërat, çokollatën dhe verërat evropiane me çmime më të ulëta.

Foto: МIА Arkivi

Остани поврзан