Të paktën 5.000 njerëz janë vrarë gjatë protestave në Iran, pohon një zyrtar iranian
- Një funksionar iranian deklaroi se të paktën 5.000 njerëz janë vrarë në protestat në vend, duke përfshirë rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ai i akuzoi "terroristët dhe kryengritësit e armatosur" për vrasjen e "iranianëve të pafajshëm".
Teheran, 18 janar 2026 (MIA) - Një funksionar iranian deklaroi se të paktën 5.000 njerëz janë vrarë në protestat në vend, duke përfshirë rreth 500 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ai i akuzoi "terroristët dhe kryengritësit e armatosur" për vrasjen e "iranianëve të pafajshëm".
Funksionari, i cili refuzoi të emërohet për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, tha se disa nga përleshjet më të mëdha dhe numri më i madh i viktimave kanë ndodhur në rajonet kurde në Iranin veriperëndimor.
"Nuk pritet numri përfundimtar i viktimave në mënyrë të konsiderueshme të rritet", tha funksionari, duke shtuar se "Izraeli dhe grupe të armatosura në vendet e huaja" i kanë përkrahur dhe armatosur demonstruesit.
Agjencia e lajmeve e aktivistëve për të drejtat e njeriut me seli në SHBA dje publikoi se numri i viktimave ka arritur 3.308, me edhe 4.382 raste nën hetim. Organizata, po ashtu, kumtoi se ka konfirmuar më shumë se 24.000 arrestime. bsh/