• сабота, 22 февруари 2025

Zëdhënësi i kryeministrit britanik: Britania e Madhe e mbështetë pavarësinë e GJNP-së

Zëdhënësi i kryeministrit britanik: Britania e Madhe e mbështetë pavarësinë e GJNP-së

Londër, 7 shkurt 2025 (MIA) - Britania e Madhe e mbështet pavarësinë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) dhe nuk planifikon të sanksionoj zyrtarët e atij institucioni, deklaroi sot zëdhënësi i kryeministrit britanik, Kir Starmer. 

"Në fund të fundit, kjo është çështje e SHBA-së. Sa i përket Britanisë së Madhe, ne e mbështesim pavarësinë e GJNP-së. Prandaj, nuk kemi plan të sanksionojmë zyrtarë të veçantë të gjykatës", tha zëdhënësi i Starmerit, raporton "Guardian". 

Ai theksoi se Britania e Madhe është nënshkruese e Statutit të Romës që themeloi GJNP-në, ndërsa SHBA-ja jo.

Tramp nënshkroi urdhër ekzekutiv për të sanksionuar GJNP-në në Hagë për sulme ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj, siç është Izraeli.

Me atë urdhër vendosen sanksione financiare dhe të vizave kundër "individëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre që ndihmojnë në hetimet e GJNP-së që përfshijnë qytetarë amerikanë ose aleat", thuhet në dokumentin në të cilin e ka parë Si-En-En. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан