Zjarr shpërtheu në një port në Stamboll
- – Një zjarr shpërtheu sot në një port në zonën Pendik, informon televizioni Si-En-En Turk.

Stamboll, 30 janar 2025 (MIA) – Një zjarr shpërtheu sot në një port në zonën Pendik, informon televizioni Si-En-En Turk.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 12:00 sipas kohës lokale në port. Supozohet se ishte djegur një rezervuar për karburant për varka dhe jahte.
Një tym i zi u ngrit mbi zonë, duke shkaktuar panik te njerëzit. Shumë automjete zjarrfikëse janë dërguar në këtë zonë. Sipas informacioneve të fundit të Si-En-En-Turk, zjarri është vënë nën kontroll.
Nuk ka informacione për viktima. Për rastin është ngritur hetim. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s