• сабота, 22 февруари 2025

Zjarr i ri në Los Anxhelos: "Hjuz" shkaktoi evakuim të 50.000 njerëzve

Zjarr i ri në Los Anxhelos:

Los Anxhelos, 23 janar 2025 (MIA) – Disa ditë pas zjarreve katastrofale që shkaktuan dëmtime të mëdha në Los Anxhelos, Kaliforni, zjarri i ri, i quajtur “Hjuz”, shkaktoi urdhra për evakuim ose paralajmërim për mbi 50.000 njerëz në këtë shtet federal amerikan.

Zjarri ka filluar të mërkurën në mëngjes sipas kohës lokale dhe deri më tani shkatërroi 9.400 hektarë tokë, pa u vënë nën kontroll, njoftoi Shërbimi i Kalifornisë për pylltari dhe mbrojte të zjarreve (CAL Fire).

Rre të mëdha të tymit të errët janë evidentuar në afërsi të liqenit Kastejk, zonë e famshme për rekreacion në pjesën veriperëndimore të Los Anxhelosit, i cili gjendet rreth 40 kilometra nga zjarret Iton dhe Palisejds, të cilët po digjen tashmë tri javë. 

Sipas të dhënave të CAL Fire, zjarri Palisejds deri më tani ka shkatërruar 23.448 hektarë tokë dhe është nën 68 për qind kontroll, përderisa zjarri Iton, i cili kaploi 14.021 hektarë, është nën 91 për qind kontroll. 

Përveç kësaj, zjarri “Lilak” në San Diego është nën 95 për qind kontroll, përderisa 45 për qind nga zjarri “Klej” në Riversajd tashmë janë vendosur nën kontroll. 

Në konferencën e djeshme për media, drejtori i CAL Fire, Xho Tajler, deklaroi: “Ky zjarr sot mori përgjigje të fuqishme, dhe siç mund të shihni pas neve, ekipet po kryejnë punë të shkëlqyer që ta vendosin nën kontroll”. “Megjithatë, ende nuk jemi jashtë rrezikut”, shtoi Tajler. 

Sipas të dhënave të CAL Fire, edhe një zjarr, i quajtur “Qendra”, ka shpërthyer në zonën San Diego të njëjtën ditë si edhe “Hjuz”. Deri më tani, ky zjarr ka kapluar 4 hektarë tokë. 

Në ndërkohë, sherifi i zonës Los Anxhelos, Robert Luna, deklaroi se mbi 31.000 njerëz kanë marrë urdhra për evakuim, përderisa edhe 23.000 janë nën paralajmërime për evakuim.

Shefi i shërbimit zjarrfikës në zonën Los Anxhelos, Entoni Marone, deklaroi se zjarri është vështirë të kontrollohet, por zjarrfikësit arrijnë të përparojnë në betejë. 

“Për shkak se erërat nuk ishin aq të forta sa dy javë më parë, ekipet ajrore mundën të hidhnin dhjetëra mijëra litra mjete për shuarjen e zjarreve në anën jugore të zjarrit, ku flakët po përhapeshin”, tha Marone.

Shërbimi meteorologjik kombëtar (NWS) njoftoi se erërat në zonë, të cilat fryjnë me shpejtësi prej 67,6 kilometra në orë, pritet të fuqizohen deri 96,6 kilometra në orë deri mbrëmë vonë dhe të enjten.

“Erërat e fuqishme bregdetare dhe lagështia e ulët do të rezultojnë me kushte të vazhdueshme kritike të motit për zjarr në disa pjesë të Kalifornisë së Jugut deri të enjten”, thuhet në publikimin e NWS në Iks. 

Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bas, paralajmëroi se era mund ta përhapë hirin dhe toksinat nga zonat e djegura, duke këshilluar qytetarët që ta vizitojnë ueb-faqen për këshilla si ta mbrohen nga ajri toksik. 

Drejtoresha e Shëndetit Publik të Qarkut të Los Anxhelosit, Barbara Ferrer, lëshoi ​​një paralajmërim se hiri mund të përmbajë metale të rënda, arsenik dhe materiale të tjera të dëmshme. "Edhe ekspozimi i shkurtër mund të shkaktojë acarim të lëkurës dhe të çojë në probleme serioze shëndetësore," tha Ferrer, duke i këshilluar njerëzit të veshin veshje mbrojtëse gjatë pastrimit. fc/

Fotografia: EPA

Остани поврзан