• сабота, 22 февруари 2025

Zjarr i madh pyjor në Istra, ku u kapluan qindra hektarë

Zjarr i madh pyjor në Istra, ku u kapluan qindra hektarë

Zagreb, 6 shkurt 2025 (MIA) - Një zjarr pyjor në rajonin kroat Istra përfshiu qindra hektarë bar dhe bimësi të ulët, ndërsa zjarrëfikësit ende po luftojnë me flakët, raporton portali kroat Indeks. 

Zjarri ka shpërthyer dje pasdite dhe, i nxitur nga një erë e fortë, u përhap në kodrat përreth. Edhe pse është nën kontroll, zjarri ende nuk është shuar.

"Era është dobësuar, por ende na shkakton probleme. Prioriteti jonë është mbrojtja e fshatit Jasenovik dhe vendbanimet përreth, të cilat deri tani nuk janë kërcënuar", deklaroi komandanti i forcave zjarrëfikëse në komunën Kozlevac. 

Në shuarjen e zjarrit po marrin pjesë 70 zjarrfikës me 25 vetura, si dhe ekipe të sektorit pyjor dhe parkut natyror "Uçka". Për sot është paralajmëruar mbërritja e dy aeroplanëve zjarrfikëse për shuarjen e zjarrit në zonat e paqasshme. qa/bsh/

Foto: arkivi/ilustrim

Остани поврзан