Zjarr dhe tym po ngritet mbi Ambasadën e SHBA-së në Kuvajt
- Zjarr dhe tym po ngritet mbi Ambasadën e SHBA-së në Kuvajt pas sulmit iranian, publikuan një pjesë e mediumeve perëndimore, duke iu referuar dëshmitarëve.
Kuvajt, 2 mars 2026 (MIA) - Zjarr dhe tym po ngritet mbi Ambasadën e SHBA-së në Kuvajt pas sulmit iranian, publikuan një pjesë e mediumeve perëndimore, duke iu referuar dëshmitarëve.
Në rajon janë vërejtur edhe zjarrfikës dhe automjete të ndihmës së shpejtë.
Ambasada e SHBA-së në Kuvajt lëshoi paralajmërim deri të shtetasit amerikanë që të strehohen për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm nga sulmet me raketa dhe dronë në rajon.
"Ekziston kërcënim i vazhdueshëm nga sulme me raketa dhe dronë mbi Kuvajtin. Mos ejani në Ambasadë. Strehohuni në shtëpinë tuaj në katin më të poshtëm dhe largohuni nga dritaret", njoftoi Reparti amerikan për punë konsullare në platformën Iks. bsh/
Foto: MIA arkiv