• среда, 15 април 2026

Mediumi iraniani lajmëroi për sulme të kryera ndaj dy objekteve elektroenergjetike

Mediumi iraniani lajmëroi për sulme të kryera ndaj dy objekteve elektroenergjetike

Teheran, 24 mars 2026 (MIA) - Dy objekte energjetike iraniane ishin cak i sulmeve izraelito-amerikane, disa orë pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp papritur paralajmëroi se nuk do të goditen kapacitetet energjetike iraniane.

"Në sulmet e kryera nga armiku zionist dhe amerikan, caqe ishon ndërtesa administrative dhe stacioni për përpunimin e gazit në Ispahan", e transmetojnë mediumet botërore informatën e agjencisë "Fars", mediumi i vetëm iranian që raportoi për incidentin.

Më pas në informatë ceket për dëmtimë të pjesërishëm të objekteve të goditura.

Njëkohësisht lajmërohet edhe për suëm të kahëzuar drejt gazpërçuesit të elektrocentralit afër Horamsharit, port që ndodhet në pjesën jugperëndimoretë Iranit.

"Predha ra afër instalacioneve për pëprunim në gazpërçuesin Horashmar", e citon agjencia deklaratën e guvernatorit të qytetit që ndodhet në afërsi të kufirit me Irakun.

Nuk janë publikuar informata për dëme të mundshme në atë sulm. ab/

foto/МIА arkivi

Остани поврзан