• четврток, 16 мај 2024

Zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE - 59 deputetë, LSDM - 19, BDI - 18, VLEN - 13, E Majta - 6, ZNAM - 5

Zgjedhjet parlamentare: VMRO-DPMNE - 59 deputetë, LSDM - 19, BDI - 18, VLEN - 13, E Majta - 6, ZNAM - 5

Shkup, 8 maj 2024 (MIA) - Rezultatet e para të zgjedhjeve të sotme parlamentare të cilat Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i publikon në faqen e vet, tregojnë se nga mbi 95 për qind të votave të përpunuara, Koalicioni "Maqedonia jote" në krye me VMRO- DPMNE-në ka fituar 411,023 vota (43,14%) ose 59 mandate në përbërjen e re parlamentare prej 120 deputetësh, koalicioni për Ardhmërinë Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja 145,329 (15,25%) – 19 deputetë, Fronti evropian me në krye BDI-në 133,210 (13.98%)- 18 deputetë, koalicioni i opozitës shqiptare “VLEN” 103.649 (10.88%) - 13 mandate, E Majta 64.484 vota (6.77%) - 6 deputetë dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë 50.576 (5.31%) - 5 deputetë. Partitë dhe koalicionet e tjera që morën pjesë në zgjedhje kanë pasur më pak se një për qind të votave.

Në Njësinë zgjedhore një koalicioni "Maqedonia jote" në krye me VMRO-DPMNE ka 73.200 vota dhe do të kishte 10 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 24.312 vota - 3 mandate, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar "VLEN (21.041), koalicioni Fronti evropian udhëhequr nga BDI (20.026) dhe E Majta (19.007) nga 2 deputetë dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë një deputet.

Në Njësinë zgjedhore 2, koalicioni "Maqedonia jote" në krye me VMRO-DPMNE-në me 58.716 vota do të kishte 9 deputetë, koalicioni Fronti evropian i BDI-së me 28.747 vota katër mandate, koalicioni nga blloku opozitar shqiptar "VLEN" 24.237 vota apo 3 deputetë, koalicioni për Ardhmërinë Evropiane udhëhequr nga LSDM me 15.523 vota apo 2 mandate, ndërsa E Majta (9.306) dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë (11.278) nga një deputet.

Në Njësinë e tretë zgjedhore, koalicioni "Maqedonia jote" nga VMRO-DPMNE me 86.605 vota të fituara do të kishte 14 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane nga LSDM 29.320 vota - 4 mandate dhe E Majta (12.080) dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë (8,444) nga një deputet.

Në NjZ 4, koalicioni "Maqedonia jote" nga VMRO-DPMNE me 89.580 vota do të kishte 13 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 38.359 vota 5 mandate, ndërsa E Majta (11.439) dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë (7750) nga një deputet.

Në njësinë e pestë zgjedhore koalicioni "Maqedonia jote" nga VMRO-DPMNE me 66.076 vota do të kishte 10 deputetë, koalicioni për Ardhmëri Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 24.736 - 4 mandate, koalicioni Fronti evropian i BDI-së me 24.163 vota - 3 mandate, E Majta (9154), koalicioni nga blloku opozitar shqiptar "VLEN" (9745) dhe Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë tonë (8183) nga një deputet.

Në NjZ 6 koalicioni Fronti evropian udhëhequr nga BDI me 51.173 vota të fituara do të kishte nëntë mandate, koalicioni nga opozita shqiptare "VLEN" me 45.020 vota 7 deputetë, koalicioni "Maqedonia jote" nga VMRO-DPMNE me 20.642 vota 3 deputetë dhe koalicioni për Ardhmërinë Evropiane i udhëhequr nga LSDM me 6185 vota një deputet.

Të drejtë vote në zgjedhjet parlamentare kanë pasur 1.815.350 qytetarë të regjistruar në listën zgjedhore.

Foto: printskrin

Тагови

Остани поврзан