Zgjedhje presidenciale në Ekuador
- – Në Ekuador sot mbahen zgjedhje presidenciale, për të dytën herë gjatë 18 muajve të kaluar në kushte të krizës së sigurisë në vend.

Kito, 9 shkurt 2025 (MIA) – Në Ekuador sot mbahen zgjedhje presidenciale, për të dytën herë gjatë 18 muajve të kaluar në kushte të krizës së sigurisë në vend.
Në zgjedhje marrin pjesë 15 kandidatë, prej të cilëve favorit është presidenti aktual Daniel Noboa, i cili për herë të parë ishte zgjedhur në vitin 2023 që ta përfundojë mandatin e paraardhësit të tij Gilermo Laso, i cili dha dorëheqje, e shpërbeu Kongresin dhe shkaktoi zgjedhje të reja që të shmang revokimin.
Nëse një kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave ose dallimi mes dy kandidatëve më të famshëm nuk është më i madh se 10 për qind, në prill do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Sipas anketave, në vendin e dytë është Luiza Gonzales nga e majta, e cila gjithashtu mori pjesë në zgjedhjet në vitin 2023. Ajo është bashkëpunëtore e afërt e ish presidentit të Ekuadorit, Rafael Korea.
Qytetarët e Ekuadorit do të votojnë sot edhe për përbërjen e re të Parlamentit 151 anëtarësh.
Anëtarët e Asamblesë Kombëtare zgjidhen me tre metoda - 15 zgjidhen me përfaqësim proporcional me një listë të mbyllur në një zonë zgjedhore kombëtare, gjashtë nga votues jashtë shtetit (dy nga Kanadaja/SHBA, Amerika Latine dhe Azia/Evropa/Oqeania). 116 anëtarët e mbetur zgjidhen nga njësitë zgjedhore me shumë anëtarë me përfaqësim proporcional me listë të mbyllur, me të gjitha vendet e ndara duke përdorur metodën Uebster. Anëtarët e Asamblesë Kombëtare janë të kufizuar në dy mandate katërvjeçare, qoftë të njëpasnjëshme apo jo. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s