Zgjedhje parlamentare në Kosovë
- – Në Kosovë sot mbahen zgjedhje parlamentare, në të cilat 2.075.868 qytetarë do të mund të votojnë në 941 qendra votimi dhe 2.533 vendvotime.

Prishtinë, 9 shkurt 2025 (MIA) – Në Kosovë sot mbahen zgjedhje parlamentare, në të cilat 2.075.868 qytetarë do të mund të votojnë në 941 qendra votimi dhe 2.533 vendvotime.
Në Kosovë të drejtë vote kanë 1.970.944 qytetarë, ndërsa në diasporë 104.924 persona. Qytetarët e Kosovës në diasporë votuan dje në 30 përfaqësi diplomatike, të vendosura në 19 vende të ndryshme.
Në zgjedhjet e nënta parlamentare në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë marrin pjesë 28 subjekte politike, prej të cilave 19 parti politike, pesë koalicione, dy nisma qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ka edhe gjashtë subjekte politike nga bashkësia serbe.
Sipas anketave parazgjedhore dhe pritjeve të analistëve politikë, beteja kryesore në zgjedhje do të zhvillohet mes Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, Lidhjes Demokratike të Kosovës të Lumir Abdixhikut, Partisë Demokratike të Kosovës së Memli Krasniqit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Kuvendi i Kosovës ka 120 vende të deputetëve, prej të cilëve 20 janë të garantuara për pjesëtarët e bashkësive pakicë. Lista serbe ka 10 vende të deputetëve, bashkësia boshnjake ka tre, bashkësia turke ka dy, ajo rome (bashkësia RAE) ka katër, ndërsa Bashkësia gorane ka një vend të deputetëve. Pragu zgjedhor është 5 për qind. fc/