Zelenski: Ukraina ka pak shanse për t'i mbijetuar luftës kundër Rusisë pa mbështetjen e SHBA-së
- Ukraina ka pak shanse për t'i mbijetuar luftës kundër Rusisë pa mbështetjen e Amerikës, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pas bisedave të veçanta telefonike të kësaj jave mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe atij dhe presidentit rus Vladimir Putin.

Kiev, 15 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina ka pak shanse për t'i mbijetuar luftës kundër Rusisë pa mbështetjen e Amerikës, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski pas bisedave të veçanta telefonike të kësaj jave mes presidentit amerikan Donald Tramp dhe atij dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Me siguri do të jetë shumë, shumë e vështirë”. Sigurisht, në të gjitha situatat e vështira ju keni një shans, por ne do të kemi pak shanse për të mbijetuar pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Zelenski në një intervistë për En Bi Si Njuz.
Presidenti francez Emanuel Makron e siguroi Zelenskin se "vetëm ukrainasit mund të negociojnë për një paqe solide dhe të qëndrueshme" me Rusinë.
"Ne do t'u ndihmojmë", shkroi Makron në Iks pas një telefonate me homologun e tij ukrainas.
“Nëse Donald Tramp mund ta bindë vërtet Presidentin Putin që të ndalojë agresionin e tij kundër Ukrainës, atëherë ky do të ishte një lajm i mrekullueshëm”, shtoi ai.
Tramp tha se nuk mendon se është praktike që Ukraina të anëtarësohej në NATO dhe se nuk kishte gjasa që Ukraina të rimarrë të gjithë territorin e saj. ls/
Foto:Arkivi i MIA-s