Zelenski: Sigurimi përfundimtar i paqe do të varet nga partnerët e Kievit
- Kievi po bën gjithçka për ta përfunduar luftën me Rusinë, por sigurimi përfundimtar i paqes do të varet nga partnerët e tij, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Kiev, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Kievi po bën gjithçka për ta përfunduar luftën me Rusinë, por sigurimi përfundimtar i paqes do të varet nga partnerët e tij, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
"Këto janë ditët më aktive diplomatike në vit dhe shumë gjëra mund të zgjidhen para Vitit të Ri. Po bëjmë gjithçka për të ndodhur kjo. Por, vendimi varet nga partnerët". shkroi Zelenski në profilin e tij në Telegram.
Ai shtoi se partnerët ukrainas duhet ta rrisin presionin naj Moskës, në mënyrë që Rusia "t'i ndjejë pasojat nga agresioni".
Zelenski më vonë sot do të tkaohet me presidentin amerikan, Donald Tramp në vilën e tij në Floridë.
Takimi është caktuar për në orën 13 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 19 sipas kohës së mesme evropiane.
Zelenski paraprakisht kumtoi se gjatë takimit në rezidencën e Trampit në Floridë, do të bisedojnë për fatin e rajonit kontestues Donbas, si dhe për të ardhmen e centralit bërthamor Zaporozhje.
Zelenski, i cili mbrëmë arriti në Floridë, tha se akoma shpreson se do ta moderojë propozimin amerikan për tërheqje të plotë të forcave ukrainase nga Donbasi.
Në rast të dështimit, i tërë plani prej 20 pikave duhet të vihet në votim si pjesë e referendumit, ndërkaq që të mundësohet ai votim, Rusia duhet të dakordohet me armëpushim prej 60 ditëve, kumtoi Aksios. ab/
foto: ЕPА