Zelenski: Për shkak të sulmeve ruse në Odesa, të paktën 160.000 persona pa ngrohje dhe energji elektrike
- Sulmet ruse në qytetin jugor ukrainas, Odesa, gjatë natës lanë dhjetëra mijëra njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.

Kiev, 19 shkurt 2025 (MIA) - Sulmet ruse në qytetin jugor ukrainas, Odesa, gjatë natës lanë dhjetëra mijëra njerëz pa ngrohje dhe energji elektrike, deklaroi sot presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski.
"Të paktën 160.000 banorë të Odesas janë tani pa ngrohje dhe rrymë. Trembëdhjetë shkolla, kopshte dhe disa spitale gjithashtu mbetën pa rrymë ose ngrohje", theksoi Zelenski. rq/bsh/
Foto: arkivi i MIA-s