• понеделник, 03 март 2025

Zelenski premtoi përpjekje diplomatike së bashku me SHBA-në

Zelenski premtoi përpjekje diplomatike së bashku me SHBA-në

Kiev, 3 mars 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Vollodimir Zelenski këtë mëngjes deklaroi se Kievi është mirënjohës ndaj SHBA-së për mbështetjen e tyre dhe premtoi përpjekje më të mëdha diplomatike për t'u harmonizuar me qëndrimet e Uashingtonit.

"Do të ketë diplomaci në emër të paqes. Dhe në emër të kësaj, le të jemi të gjithë bashkë – Ukraina, e gjithë Evropa dhe definitivisht, definitivisht Amerika", deklaroi Zelenski pas Samitit të djeshëm në Londër.

Ai shtoi se Ukraina "e kupton rëndësinë e Amerikës" dhe është falenderuese për tërë mbështetjen.

"Nuk ka ditë që nuk ndjejmë falënderim", theksoi Zelenski. rq/bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан