• вторник, 04 март 2025

Rritet numri i hetimeve, akuza dhe pronë e bllokuar nga Prokuroria Publike Evropiane

Rritet numri i hetimeve, akuza dhe pronë e bllokuar nga Prokuroria Publike Evropiane

Luksemburg, 3 mars 2025 (MIA) - Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) në fund të vitit 2024, ka pasur 2.666 hetime aktive që është 38 për qind më shumë se në vitin 2023, me dëme të vlerësuara prej 24,8 miliardë euro ose 22,5 për qind më shumë se në vitin paraprak, tregoi sot raporti i publikuar i këtij institucioni.

Vlerësohet se më shumë se gjysma e dëmit të vlerësuar, ose 13,15 miliardë euro, ka të bëjë me mashtrimin ndërkufitar të tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) me pjesëmarrje pothuajse sistematike të organizatave kriminale, që sipas Prokurorisë përbën një kërcënim të madh për sigurinë e brendshme.

Mga atje deklarojnë se në vitin 2024, janë hapur 1,500 hetime të reja, pothuajse dhjetë për qind më shumë se një vit më parë, me dëme të vlerësuara prej 13 miliardë eurosh.

Rritja e numrit të hetimeve të reja i atribuohet përmirësimit të bashkëpunimit midis Prokurorisë dhe autoriteteve përkatëse kombëtare, si dhe vendosmërisë së saj për të shënjestruar organizatat kriminale, veçanërisht ato të përfshira në mashtrimin me TVSH-në, por edhe mashtrimet që lidhen me fondet e BE-së.

Kryeprokurorja Laura Koveshi deklaroi se pas tre vitesh punë dhe "zbulimit të një kontinenti të ri të krimit", kapaciteti i Prokurorisë duhet të përshtatet me realitetin.

Koveshi tha se Prokuroria dhe Europoli nuk janë të pajisura mirë, as administratat tatimore dhe doganore të vendeve-anëtare, për të mbështetur hetimet dhe se këtu nevojiten përmirësime në "arkitekturën e BE-së kundër mashtrimeve".

Më tej në komunikatë thuhet se në vitin 2024 Prokuroria ka proceduar 6.547 kallëzime penale, 56 për qind më shumë se në vitin 2023. Më shumë se 70 për qind e raporteve ishin nga palët private dhe 27 për qind nga autoritetet kombëtare.

Në vitin e kaluar janë ngritur 205 aktakuza, 47 për qind më shumë se në vitin 2023 dhe janë ngrirë pasuritë në vlerë prej 849 milionë eurosh, thuhet në komunikatën e EPPO-së. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан