Vetëm katër vende evropiane të NATO-s ndajnë më shumë se tre për qind të BPV-së për mbrojtje
- Vetëm katër vende evropiane të NATO-s ndajnë më shsumë se tre për qind të BPV-së për mbrojtje, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron e parashtroi qëllimin evropian mes tre dhe 3,5 për qind të BPV-së si përgjije ndaj tërheqjes amerikane nga Evropa.

Uashington, 3 mars 2025 (MIA) - Vetëm katër vende evropiane të NATO-s ndajnë më shsumë se tre për qind të BPV-së për mbrojtje, ndërsa presidenti francez, Emanuel Makron e parashtroi qëllimin evropian mes tre dhe 3,5 për qind të BPV-së si përgjije ndaj tërheqjes amerikane nga Evropa.
"Tre vitet e fundit rusët shpenzojnë 10 për qind të BPV-së së vet për mbrojtje. Prandaj duhet të përgatitemi ta ndjekim shembullin", deklaroi Makron për gazetën ditore Figaro, duke treguar se qëllimi është rreth tre apo 3,5 për qind e BPV-së.
Me dekada, vendet evropiane në masë të madhe i rikahëzuan shpenzimet për sigurinë e tyre në SHBA dhe i ulën shpenzimet e veta ushtarake. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë pothuajse 3,3 për qind të BPV-së ë vet për mbrojtje në vitin 2024 dhe tashmë disa vite i kritikonin shpenzimet e dobëta ushtarake të Evropës.
Sipas vlerësimeve për shpenzimet për mbrojtje për vitin 2024, të kapshme në ueb-faqen e NATO-s, 21 nga 29 vendet anëtare të Aleancës atlantike (me përjashtim të Turqisë) përmbushin një prag të caktuar minimal prej dy për qind të BPV-së për mbrojtje, që ishte pragu i konfirmuar në vitin 2006 nga minitrat e mbrojtjet të organizatës.
Polonia, Estonia, Letonia dhe Greqia i kryesojnë vendet të cilat investojnë më së shumti në mjetet e veta ushtarake.
Larg prej aleatëve të tjerë, Polonia ndan diç më shumë se katër për qind të BPV-së për v, ndërkaq më pas vijojnë dy vendet baltike të cilat e ndajnë kufirin me Rusinë.
Greqia, në vendin e katërt, kontribuon me diç më shumë se tre për qind të BPV-së të vet, sepse Athina ka raporte të komplikuara me Turqinë fqinje.
Shumica e vendeve të tjera anëtare të NATO-s shpenzojnë rreth dy për qind të BPV-ës së vet në shpenzimet për mbrojtje. Ato i kryeson Lituania (2,85%), më pas FInlanda (2,4%), gjithashtu vend që kufizohet me Rusinë, pas çka vijojnë Danimarka, Britania e Madhe dhe Gjermania.
FRanca jep pak më shumë se dy për qind. Makron konsideron se vendi duhet ta rritë atë përqindje.
Krahas kësaj, gjashtë vende anëtare të NATO-s shpenzojnë më pak se dy për qind të BPV-së së vet për mbrojtje - Portugalia, Spanja, e cila është në vendin e fundit, ndan mezi 1,28 për qind për resurset e veta ushtarake.
Shpenzimet për mbrojtje të vendeve evropiane të NATO-s megjithatë janë rritur për 75 për qind prej vitit 2014, tregojnë të dhlnat zyrtare të Aleancës atlantike, Në vitin 2024, ato ishin 452 miliardë dollarë. ab/
Fotо: МIА arkivi