Zelenski: Premtimet e Perëndimit se një ditë do ta pranojë Ukrainën në NATO ishin "gënjeshtër"
- Premtimet e Perëndimit se një ditë do ta pranojnë Ukrainën në NATO ishin "gënjeshtra", deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, duke shtuar se SHBA-ja dhe Gjermania mbajtën kontakte me Rusinë gjatë tërë luftës.

Davos, 22 janar 2025 (MIA) - Premtimet e Perëndimit se një ditë do ta pranojnë Ukrainën në NATO ishin "gënjeshtra", deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, duke shtuar se SHBA-ja dhe Gjermania mbajtën kontakte me Rusinë gjatë tërë luftës.
"Disa shtete nuk patën politikë mjaft transparente, nuk e mbështetën anëtarësimin tonë në NATO dhe ato thjeshtë ishin fjalë të rreme se Ukraina do të jeët në NATO. Besoj se pozita e Gjermanisë dhe SHBA-së ishte e dobët sepse ato patën dialog me rusët dhe besoj se e humbën atë dialog. Ato humbën sepse çdoherë i referohen asaj se më herët ka pasur disa marrëvehsje me rusët", u tha Zelenski gazetarëve në Davos, transmeton RBK Ukraina.
Sipas tij, vendet perëndimroe paraprakisht zhvillonin "politikë jo aq vizionare", duke dhënë premtime të rrejshme për hyrje të Ukrainës në NATO, sepse pas dekadave integrimi në aleancë kjo asnjëherë nuk ndodhi. ab/
Foto: ЕPА