Zelenski për sulmin rus me raketë ndaj Kievit: Putini nuk po përgatitet për paqe
- Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot tha se "vetëm hapa të fuqishëm dhe presion ndaj Moskës mund ta ndalin Rusinë", dhe bëri thirrje në unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët e Ukrainës në përballjen me agresionin rus".

Kiev, 12 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski sot tha se "vetëm hapa të fuqishëm dhe presion ndaj Moskës mund ta ndalin Rusinë", dhe bëri thirrje në unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët e Ukrainës në përballjen me agresionin rus".
"Ky terror rus kundër Ukrainës nuk do të ndalet vetvetiu. Putini nuk po përgatitet për paqe - ai vazhdon të vrasë ukrainas dhe të shkatërrojë qytete. Vetëm hapa të mëdha dhe presion ndaj Rusisë mund ta ndalin këtë terror. Për momentin na nevojitet unitet dhe mbështetje nga të gjithë partnerët tanë në luftën për fund të drejtë të kësaj lufte", publikoi Zelenski në Telegram.
Siç njoftuan paraprakisht mediat ukraianse, një person humbi jetën, ndërsa katër u plagosën në sulmin rus me raketë ndaj Kievit, ndër të cilët edhe një vajzë nëntë vjeçare.
Gjatë natës në Kiev u dëgjuan seri shpërthimesh, ndërsa Mbrojtja kundërajrore paralajmëroi përdorim të mundshëm të armëve balistike. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s