• сабота, 22 февруари 2025

Zelenski nënshkroi ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm

Zelenski nënshkroi ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA)- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski sot nënshkroi ligje për vazhdimin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mobilizimit të përgjithshëm në Ukrainë, është publikuar në ueb faqen e Parlamentit ukrainas.

Gjendja e jashtëzakonshme dhe mobilizimi i përgjithshëm në Ukrainë janë vazhduar për 90 ditë nga 8 shkurti deri më 9 maj, transmeton Ukrinform.

Rusia më 24 shkurt 2022 nisi sulmin ndaj Ukrainës. Të njëjtën ditë në vend u vendos gjendje e jashtëzakonshme dhe u shpall mobilizim i përgjithshëm - deri më 26 mars. Pas kësaj, Parlamenti 13 herë e zgjati gjendjen e jashtëzakonshme dhe mobilizimin e përgjithshëm, rikujton agjencia ukrainase. 

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Тагови

Остани поврзан