Zelenski njoftoi se së shpejti do të takohet me Trampin
- – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski paralajmëroi takim me presidentin amerikan Donald Tramp në ditët në vijim.
Kiev, 26 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski paralajmëroi takim me presidentin amerikan Donald Tramp në ditët në vijim.
“U dakorduam për takim në nivel më të lartë – me presidentin Tramp në të ardhmen e afërt”, shkroi Zelenski në X.
Ai tha se kjo ka ndodhur pasi Rustem Umerov, kryenegociatori ukrainas në bisedimet paqësore për dhënien fund të luftës të cilën e filloi Rusia para afro katër vjetëve, njoftoi për kontaktet e tij më të reja me palën amerikane.
“Shumë gjëra mund të vendosen para Vitit të Ri”, shkroi Zelenski. fc/