Zelenski: Më shumë se 45.000 ushtarë ukrainas humbën jetën në luftë
- Ukraina ka humbur 45.100 ushtarë në fushën e betejës që nga fillimi i invazionit gjithëpërfshirës të Rusisë pothuajse tre vjet më parë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Kiev, 5 shkurt 2025 (MIA) - Ukraina ka humbur 45.100 ushtarë në fushën e betejës që nga fillimi i invazionit gjithëpërfshirës të Rusisë pothuajse tre vjet më parë, deklaroi presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Zelenski, në bisedën me gazetarin britanik Pirs Morgan, tha se numri i ushtarëve të plagosur është 390.000, raporton DPA.
Agjencitë perëndimore të inteligjencës vlerësojnë se deri në 100,000 ushtarë ukrainas dhe më shumë se dyfishi i këtij numri ushtarësh rusë kanë vdekur që kur Moska e filloi luftën.
Përveç kësaj, ka mijëra viktima civile, kryesisht nga pala ukrainase. qa/
Foto: arkivi i MIA-s