• сабота, 22 февруари 2025

Zelenski kërkoi paqeruajtës evropianë për sigurimin e paqes së qëndrueshme

Zelenski kërkoi paqeruajtës evropianë për sigurimin e paqes së qëndrueshme

Davos, 22 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Volodimir Zelenski deklaroi se për të parandaluar një ofensivë të re ruse, nevojiten të paktën 200,000 paqeruajtës nga Evropa. Zelenski e bëri deklaratën në Forumin ekonomin botëror në Davos, Zvicër, një ditë pasi Donald Tramp përsëri e mori funksionin e presidentit të SHBA-së me një premtim për një fund të shpejtë të luftës në Ukrainë.

Lideri ukrainas u bëri thirrjeve vendeve evropiane të ndërmarrin hapa më vendimtare për të mbrojtur kontinentin. 

"200,000, ky është minimumi. Çdo gjë më poshtë do të ishte e barabartë me asgjë", tha Zelenski duke marrë pjesë në panel diskutimin pas fjalimit të tij në forum. 

Ai nuk dha detaje për planin, por vetëm theksoi se për një marrëveshje të tillë me shumë gjasa do të duhen paqeruajtës evropianë për të ruajtur stabilitetin. 

Zelenski, gjithashtu, theksoi se Trampi ka për synim të konsultohet me presidentin rus Vladimir Putin dhe të organizojë një takim me Ukrainën.

Gjatën panelit, Zelenski foli për ndryshimin domethënës në fuqinë ushtarake midis Ukrainës dhe Rusisë.

Ai vuri në dukje se Rusia ka kapacitetin për të vendosur 1,5 milionë ushtarë, ndërsa Ukraina ka 800,000. Për krahasim, numri i përmendur nga Zelenski për paqeruajtësit evropianë është afërsisht i barabartë me personelin total të forcave të armatosura franceze, i cili sipas të dhënave të vitit 2020 numëron pak më shumë se 200,000 njerëz.

Zelenski theksoi se zgjidhja e shpejtë e konfliktit mbetet një prioritet për Kievin, por kjo kërkon garanci urgjente sigurie, veçanërisht nga Evropa. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан