• среда, 15 јануари 2025

Zelenski ka biseduar me Makronin në prag të takimit me ministrat e mbrojtjes së pesëshes evropiane

Zelenski ka biseduar me Makronin në prag të takimit me ministrat e mbrojtjes së pesëshes evropiane

Kiev, 14 janar 202t (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot ka biseduar me presidentin francez Emanuel Makron për mundësinë e sistemimit të trupave perëndimor në Ukrainë për të mbrojtur çdo marrëveshje paqeje që do t'i jepte fund  luftës gati trevjeçare me Rusinë.

Zelenski këtë e tha para takimit në Kiev me ministrin gjerman të Mbrojtjes Boris Pistorius, i cili së bashku me ministrat e mbrojtjes të Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe Polonisë, udhëtuan në vizitë të paparalajmëruar në Ukrainë.

Makron u përball me kritika nga liderët tjerë perëndimor dhe ka vepruar i izoluar në skenën evropiane, pasi para një viti tha se ekziston mundësia për "sistemim të trupave perëndimor në Ukrainë".

Zelenski i ka thënë Makronit se Ukrainës i nevojiten garancione të sigurisë për të mbështetur çdo lloj marrëveshje paqësore.

"Biseduam për nismën franceze për sistemimin e kontingjentit ushtarak në Ukrainë. Shqyrtuam hapa praktik për zbatimin e saj, zgjerimin e mundshëm dhe përfshirjen e vendeve tjera në këtë proces", tha Zelenski. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан