• среда, 15 јануари 2025

Meloni: Reduktimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm në Itali është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë

Meloni: Reduktimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm në Itali është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë

Romë, 14 janar 2025 (MIA) - Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni sot në një seancë të qeverisë tha se reduktimi i fluksit të emigrantëve të paligjshëm në Itali vitin e kaluar është rezultat i politikave të suksesshme të qeverisë.

"Fronteks sot na informoi se numri i hyrjeve të parregullta të emigrantëve të regjistruara në BE në vitin 2014 është zvogëluar në nivelin më të ulët që nga viti 2021", theksoi Meloni, transmetoi ANSA. 

Sipas saj, reduktimi është kryesisht për shkak të "rënies drastike të mbërritjeve në rrugën e mesdheut qendror, falë reduktimit të nisjeve nga Tunisi dhe Libia".

Dhe ky është sigurisht rezultat i veprimeve të Italisë, sikurse edhe reduktimi i përgjithshëm i hyrjeve të parregullta në BE dhe në rrugë të tjera, varet nga puna e madhe që qeveria jonë ka ndërmarrë vitet e fundit dhe që po jep rezultate të shkëlqyera”, tha Meloni.

Numri emigrantëve që hyjnë në Bashkimin Evropian përmes rrugëve të paligjshme është ulur për 38 për qind në vitin 2024,duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2021, publikoi sot më heretë Agjencia evropiane për roje kufitare dhe bregdetare Fronteks. 

Fronteks kumtoi se reduktimi i pak më shumë se 239.000 kalimeve të paligjshme kufitare vitin e kaluar ishte falë bashkëpunimit të intensifikuar midis BE-së dhe partnerëve në luftën kundërr rrjeteve kontrabanduese. 

Reduktimi i përgjithshëm i emigrimit të paligjshëm është kryesisht për shkak të një rënie prej 5 për qind të mbërritjeve përmes rrugës së Mesdheut Qendror për shkak të më pak nisjeve nga Tunisi dhe Libia dhe një rënie prej 78 për qind e mbërritjeve në rrugën e Ballkanit Perëndimor falë përpjekjeve të forta nga vendet në rajon për ta parandaluar atë, kumtoi Fronteks. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан