Zelenski: Ka ardhur koha të formohen "forca të armatosura evropiane"
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kongerencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se ka ardhur koha të formohen "forca të armatosura evropiane", duke theksuar se lufta në Ukrainë kundër Ruisës ka treguar se tashmë ka arsye për këtë.

Mynih, 15 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot në Kongerencën e Sigurisë në Mynih deklaroi se ka ardhur koha të formohen "forca të armatosura evropiane", duke theksuar se lufta në Ukrainë kundër Ruisës ka treguar se tashmë ka arsye për këtë.
Zelenski tha se Evropa nuk mund të përjashtojë mundësinë që SHBA-ja të refuzojë ta ndihmojë për çështje që e kërcënojnë.
Ai kujtoi gjithashtu se shumë liderë kanë folur për një kohë të gjatë se si Evropa ka nevojë për ushtrinë e saj.
"Unë me të vërtetë besoj se ka ardhur koha. Forcat e armatosura të Evropës duhet të formohen”, tha Zelenski..
Sipas tij, Ukraina nuk do të pranojë kurrë asnjë marrëveshje paqeje që do të arrihej pa pjesëmarrjen e Kievit.
Zelenski vlerësoi se do të ishte e rrezikshme nëse presidenti amerikan Donald Tramp do të takohej me liderin rus Vladimir Putin përpara se të takohet me të.
“Tani duket se Putini është anëtari më me ndikim i NATO-s”, tha Zelenski.
Ai theksoi se Ukraina nuk mund të pajtohet me një armëpushim me Rusinë derisa të marrë garanci reale të sigurisë dhe se plani i Ukrainës është të arrijë paqen këtë vit.
Zelenski tha se nëse Ukraina nuk bëhet anëtare e NATO-s, atëherë është e nevojshme "të ndërtohet një NATO e dytë në Ukrainë".
Tramp të mërkurën tha se pret të takohet me Putinin në Arabinë Saudite për negociata paqësore për Ukrainën. Ai të mërkurën kishte biseda telefonike të veçanta me Putinin dhe Zelenskin. ls/
Foto: EPA