• вторник, 30 декември 2025

Zelenski: I kërkova Trampit garanci për Ukrainën deri në 50 vjet

Zelenski: I kërkova Trampit garanci për Ukrainën deri në 50 vjet

Kiev, 29 dhjetor 2025 (MIA) – Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski deklaroi sot se draft- korniza e paqes për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës parashikon garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën për një periudhë prej 15 vitesh, por se ai i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Tramp garanci sigurie për një periudhë deri në 50 vjet.

"Në të vërtetë, kjo nuk është përgjithmonë… E ngrita këtë çështje me presidentin (Tramp). I thashë se ne jemi tashmë në luftë dhe se kjo po zgjat për gati 15 vjet. Dhe kjo është arsyeja pse do të doja shumë që garancitë të ishin më të gjata", ka thënë Zelenski në një mesazh në ËhatsApp për gazetarët.

Drafti -korniza e paqes për t'i dhënë fund luftës së Rusisë parashikon garanci sigurie nga SHBA për Ukrainën për një periudhë prej 15 vitesh, por Zelenski beson se kjo periudhë nuk është mjaftueshëm e gjatë, raporton UNIAN.

"I thashë se do të donim shumë të shqyrtonim mundësinë e 30, 40 ose 50 viteve. Dhe atëherë do të ishte një vendim historik nga presidenti Tramp. Presidenti tha se do ta mendonte këtë", ka thënë Zelenski. Sipas tij, një takim i drejtpërdrejtë me Rusinë është i mundur pasi Trampi dhe liderët evropianë të bien dakord për dokumentet e propozuara.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se Trampi e informoi se kishte folur në telefon me presidentin rus Vlladimir Putin në lidhje me planin 20-pikësh. Presidenti amerikan Tramp u takua dje me presidentin ukrainas Zelenski në rezidencën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Trampi tha se ishte arritur përparim i madh, se rreth 95 për qind e planit të paqes për t'i dhënë fund luftës me Rusinë ishte rënë dakord dhe se konflikti mund të përfundojë "brenda pak javësh".

Foto: Zelenski në Iks

Остани поврзан