Zelenski: Droni rus e dëmtoi strukturën e reaktorit në Çernobil
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi sot forcat ruse se kanë përdorur dron për të dëmtuar strukturën mbrojtëse të reaktorit të dëmtuar në termocentralin bërthamor në Çernobil.

Kiev, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski akuzoi sot forcat ruse se kanë përdorur dron për të dëmtuar strukturën mbrojtëse të reaktorit të dëmtuar në termocentralin bërthamor në Çernobil.
Ai shtoi se dëmi nuk çoi në rritje të rrezatimit.
"Mbrëmë një dron rus i pajisur me një kokë lufte me eksploziv të lartë goditi strukturën që mbron botën nga rrezatimi në reaktorin numër katër të termocentralit bërthamor të Çernobilit", ka shkruar Zelenski në rrjetin Iks.
Ai shtoi se zjarri i shkaktuar nga shpërthimi është "shuar" dhe se "nivelet e rrezatimit nuk është rritur".
Foto: Arkivi i MIA-s