• сабота, 22 февруари 2025

Zelenski: Do të bisedoj vetëm me Putinin – dhe asnjë zyrtar tjetër rus

Zelenski: Do të bisedoj vetëm me Putinin – dhe asnjë zyrtar tjetër rus

Mynih, 14 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot tha se kur bëhet fjalë për negociatat për paqe, është i gatshëm të bisedojë vetëm me liderin rus Vladimir Putin dhe asnjë zyrtar tjetër rus.

Zelenski, duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, theksoi se kjo bisedë do të zhvillohet vetëm pasi Ukraina të arrijë një plan të përbashkët me presidentin amerikan Donald Tramp dhe liderët evropianë.

Ai shtoi se Tramp i dha atij numrin e tij personal të telefonit dhe i tha se mund ta telefononte në çdo kohë. ls/

Foto: DPA 

 

Остани поврзан