• сабота, 21 февруари 2026

Zelenski: Dhjetëra mijëra ukrainas kanë vdekur për Donbasin, ai nuk është vetëm vend, territor, ata janë njerëz

Zelenski: Dhjetëra mijëra ukrainas kanë vdekur për Donbasin, ai nuk është vetëm vend, territor, ata janë njerëz

Kiev, 19 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dje përsëriti se Ukraina nuk do t'i lëshojë territor Rusisë, as nuk do të tërhiqet nga zona që kontrollon momentalisht. Deklarata vjen në një kohë kur negociatat për t'i dhënë fund pushtimit rus, të cilat po zhvillohen me ndërmjetësimin e SHBA-së, janë bllokuar pikërisht në çështjet territoriale në prag të përvjetorit të katërt të luftës, shkruan "Kiev Indipendent" (The Kiev Independent). 

“Mijëra, dhjetëra mijëra ukrainas u vranë duke mbrojtur atë pjesë të Ukrainës", tha Zelenski në një intervistë me Piers Morgan. "Duhet ta kuptojmë se Donbasi është pjesë e pavarësisë sonë. Ai është pjesë e vlerave tona. Nuk ka të bëjë me tokën. Nuk ka të bëjë vetëm me territoret. Bëhet fjalë për njerëzit". 

Zelenski deklaroi se negociatorët kishin arritur më shumë përparim në diskutimet teknike, siç është monitorimi i një armëpushimi të mundshëm, sesa në çështjet politike. Në ndërkohë, ai theksoi se çdo zgjidhje e qëndrueshme kërkon garanci të forta sigurie dhe pjesëmarrje në Evropë.

"Kur flasim për garanci sigurie, mendojmë në garanci të forta se pjesa tjetër e botës - ose të paktën disa vende - do të jenë të gatshme të reagojnë nëse Putini kthehet me agresionin e tij", shpjegoi Zelenski. Ai hodhi poshtë idenë e besimit personal tek presidenti rus Vlladimir Putin, duke thënë se Ukrainës i duheshin garanci "institucionale". rq/

Foto: Printskrin Jutjub

Остани поврзан