Zelenski dhe Merc e konfirmuan unitetin para takimit të presidentit ukrainas me Trampin
- Para takimit të planifikuar me presidentin amerikan, Donald Tramp, lideri ukrainas, Volodimir Zelenski bisedoi për hapat e tij të ardhshëm me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, kumtoi DPA.
Kiev, 27 dhjetor 2025 (MIA) - Para takimit të planifikuar me presidentin amerikan, Donald Tramp, lideri ukrainas, Volodimir Zelenski bisedoi për hapat e tij të ardhshëm me kancelarin gjerman, Fridrih Merc, kumtoi DPA.
"I koordinuam qëndrimet tona dhe të gjithë në Evropë duhet të jenë në anën e njejtë në mbrojtje të jetës sonë evropiane të jetës, pavarësisë së vendeve tona dhe paqes në Evropë. Duhet të ketë paqe", shkroi Zelenski mbrëmë në rrjetin social X.
Nga ana e vet, Merc në X kumtoi "mbetemi në anën tuaj pa mëdyshje".
"Qasja e fuqishme, e koordinuar evropiane mbetet e domosdoshme për paqen, lirinë dhe pavarësinë. Grupi i Berlinit është i gatshëm të ndihmojë - në koordinim të ngushtë me partnerët tanë amerikanë", shkroi Merc.
Zelenski gjithashtu tha se e ka informuar Mercin për "punën me përfaqësuesit amerikanë".
"Të gjithë e mbajmë mend formatin e takimit në Berlin dhe produktivitetin që u arrit atje. Vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë. U dakorduam të vazhdojmë të veprojmë së bashku me evropianët", shtoi presidenti ukrainas.
Takimi i kreut në Berlin në mes të dhjetorit ishte takimi i parë i madh për luftën në Ukrainë ku morën pjesë SHBA-ja, Ukraina dhe evropianët kryesorë, pas tentimit të ri të Trampit për marrëveshje paqësore në nëntor, përkujton DPA. ab/
Fotо: DPА