• сабота, 22 февруари 2025

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Abejt jep dorëheqje

Zëvendësdrejtori i FBI-së, Abejt jep dorëheqje

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Zëvendësdrejtori shumëvjeçar i Byrosë federale të hetimeve të SHBA-së (FBI), Pol Abejt ka dhënë dorëheqje, bëjnë të ditur mediat amerikane, duke cituar një email që ai ka dërguar deri te drejtuesit e lartë.

Pritej që Abejt ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës drejtor të FBI-së, Kristofer Vrej.

Ende nuk dihet se kush do të drejtojë FBI-në, pasi për momentin po zhvillohet proces i konfirmimit për drejtorin Kash Patel, të nominuar nga presidenti amerikan Donald Tramp.

foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан