• сабота, 22 февруари 2025

"Xho, je i pushuar nga puna" - publikoi Trampi dhe ia ndaloi Bajdenit qasjen në informacione të klasifikuara

Uashington, 8 shkurt 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se e kufizoi qasjen e paraardhësit të tij Xho Bajden në informacione të klasifikuara. 

Tradicionalisht, ish presidentët marrin informacione të caktuara të besueshme nga shërbimet e sigurisë pasi të largohen nga Shtëpia e Bardhë.

“Nuk ka nevojë që Xho Bajden të vazhdojë të ketë qasje në informacione të besueshme. Për këtë, menjëherë ia marrim miratimin Xho Bajdenit për qasje në informacione të besueshme dhe i ndalojmë konferencat e tij ditore për media. Gjithnjë do ta mbroj sigurinë kombëtare – Xho, je i pushuar nga puna. Do ta bëjmë Amerikën përsëri të madhe”, shkroi Trampi në rrjetin social Truth Social.

Trampi e citon raportin e këshilltarit special Robert Hur, i cili vitin e kaluar e përshkroi Bajdenin si “një burrë i moshuar, me qëllim të mirë, me kujtesë të keqe."

Zëdhënësi i Bajdenit refuzoi ta komentojë vendimin e Trampit. 

Presidenti i ri i SHBA-së, gjithashtu, e akuzoi Bajdenin derisa ishte në Shtëpinë e Bardhë se kishte bërë precedent, dhe i ka dhënë instruksione bashkësisë së zbulimit që ta bllokojë qasjen e Trampit në informacione për sigurinë kombëtare. 

Në vitin 2021, menjëherë pas marrjes së funksionit, Bajdeni deklaroi për Si-Bi-Es se nuk është mirë që Trampi të ketë qasje në informacionet e inteligjencës për shkak të “sjelljes ofenduese” të tij dhe shqetësimit se mund të ndajë të dhëna të besueshme. fc/

Fotografia: EPA/Truth Social 

Остани поврзан