• четврток, 25 декември 2025

Vritet ish lojtari i reprezentacionit të Ekuadorit, Mario Pineida

Vritet ish lojtari i reprezentacionit të Ekuadorit, Mario Pineida

Kito, 18 dhjetor 2025 (MIA) – Ish lojtari i reprezentacionit të Ekuadorit, Mario Pineida u qëllua për vdekje të mërkurën në qytetin port Guajakil, njoftoi sot klubi i tij Barcelona SC.

Pineida (33 vjeçar) luajti për Ekuadorin në kualifikimet për Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe Kupën e Botës 2022 në Katar. Ai fitoi titullin në kampionatin e Ekuadorit me Barcelonën në vitin 2016, ndërsa ka luajtur edhe për klubin brazilian Fluminense.

Ministria e Punëve të Brendshme të Ekuadorit konfirmoi vrasjen e Pineidës, duke shtuar se njësia speciale policore po punon në zbardhjen e rastit.

Sipas mediave lokale, Pineida u qëllua për vdekje nga dy burra nga një motoçikletë, të cilët qëlluan edhe nënën e tij dhe një grua tjetër, lëndimet e të cilave nuk dihen.

Ekuadori është goditur nga një rritje e dhunës vitet e fundit, pasi bandat rivale të lidhura me kartelet meksikane dhe kolumbiane luftojnë për kontrollin e tregtisë së drogës.

FOTO: EPA

 

Тагови

Остани поврзан