Vritet gjeneral-majori rus, Andrej Gollovaçki
- Gjenerali rus Andrej Gollovaçki është vrarë në luftën kundër Ukrainës, njoftojnë mediumet ruse.

Moskë, 4 shkurt 2025 (MIA) - Gjenerali rus Andrej Gollovaçki është vrarë në luftën kundër Ukrainës, njoftojnë mediumet ruse.
Gollovaçki u dënua me tetë vjet e gjysëm burg për korrupsion në vitin 2019.
Gjeneral-majori Gollovaçki u dënua në shkurt të vitit 2019 së bashku me dy "kolegë" të pensionuar, gjeneral kolonelin Leonid Krivonos dhe kapitenin Vadim Zujev, për marrjen e rryshfetit nga oficerët në këmbim për vazhdimin e marrëveshjeve të tyre me forcat e armatosura ose transferimin e tyre në pozita tjera.
Gollovaçki, ish zëvendës shef i parë i Shtatëmadhorisë së komandës rajonale të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kaukazin Verior, u dënua me tetë vite e gjysëm burg, Krivonos nëntë e gjysëm, ndërsa Zujevi shtatë vite e gjysëm. Dënimin e kanë vuajtur në llogorin e burgut me siguri maksimale.
Nuk bëhet e ditur data e saktë ose vendi i vrasjes së Gollovaçkit. bsh/
Foto: "X"