• петок, 05 декември 2025

Votimi fillon në ora 7:00, ndërsa përfundon në ora 19:00

Votimi fillon në ora 7:00, ndërsa përfundon në ora 19:00

Shkup, 2 në ntor 2025 (MIA) - Votimi në zgjedhjet lokale fillon në ora 7:00 dhe zgjat pandërprerje deri në ora 19:00. Nëse votimi ndërpritet më gjatë se një orë, ai do të vazhdojë për aq kohë sa ka zgjat ndërprerja, por jo më gjatë se tre orë.

Në ora 19:00 mbyllen vendvotimet. Votuesit që kanë hyrë në objektin ku votohet u mundësohet të votojnë. Vendvotimi në të cilin kanë votuar të gjithë qytetarët e regjistruar në certifikatën e Listës zgjedhore mund të mbyllen edhe para orës 19:00, pas pajueshmërisë paraprake nga komisioni kompetent komunal zgjedhor (KKZ), por nuk fillon me numërim të votave para orës 19:00.

Procesverbalet dhe materialin tjetër zgjedhor, këshilli zgjedhor e dorëzon në Komisionin Komunal Zgjedhor, gjegjësisht Komisionin Zgjedhor të Qytetit të Shkupit, në afat prej pesë orëve pas përfundimit të votimit. Materialin zgjedhor në KKZ e dorëzon kryetari i KZ në shoqërim të anëtarëve të interesuar të KZ ose përfaqësuesve të parashtruesve të listave dhe përfaqësuesve të policisë, nëse për këtë ka nevojë. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан