• четврток, 09 јануари 2025

VMRO-DPMNE në maj do t'i kumtojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale

VMRO-DPMNE në maj do t'i kumtojë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet lokale

Shkup, 8 janar 2025 (MIA) – Emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave nga Koalicioni në pushtet “Maqedonia jote” për zgjedhjet lokale të këtij viti do të publikohen në gjysmën e dytë të majit, njoftoi sot kryeministri Hristian Mickoski në Shtip në lëshimin në përdorim të kopshtit të fëmijëve “Vera Ciriviri Trena” dhe sallën e sportit balon në kuadër të shkollës rajonale SHF “Goce Dellçev”.

Vendim përfundimtar për atë se cilët do të jenë emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, Mickoski thotë se ende nuk është sjellë, por, siç tha, vijon debati brenda partisë edhe nga ana e komiteteve komunale tashmë kanë mbërritur propozim-emrat të cilët duhet të gjenden në anketat dhe matjet e ardhshme. 

“Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanov, ka bërë një ndryshim të madh, në krahasim me paraardhësit e tij dhe pres që kështu të vazhdojë edhe në periudhën para nesh. Ndërsa për pjesën tjetër të kandidatëve për kryetarë komunash në komunat tjera anembanë Maqedonisë, ne si parti dhe koalicion ende nuk kemi marrë vendim përfundimtar se si do të jenë emrat. Për momentin është duke vazhduar debati brenda partisë dhe komisionet komunale kanë marrë propozime dhe emra që duhet të gjenden në anketat dhe matjet”, theksoi Mickoski.

Anketat, shtoi, do të fillojnë t’i zbatojnë në gjysmën e dytë të këtij muaji dhe siç tha, pritjet janë që në maj të kumtohen deri 90 për qind të matjeve. 

“Fillojmë në gjysmën e dytë të janarit të matim në mënyrë intensive dhe pres që në gjysmën e dytë të majit 85 deri 90 për qind e matjeve t’ua kumtojmë qytetarëve për atë cilët do të jenë kandidatët për kryetarë të komunave”, shtoi Mickoski. fc/

Fotografia: Printskrin

 

 

Остани поврзан