• петок, 05 декември 2025

VMRO-DPMNE ka 55 kryetarë komunash, VLEN 9, LSDM 6, AKI 4, ndërsa ZNAM dhe UR nga 1 dhe një komunë do të udhëhiqet nga kandidat i pavarur (KRRGJ)

VMRO-DPMNE ka 55 kryetarë komunash, VLEN 9, LSDM 6, AKI 4, ndërsa ZNAM dhe UR nga 1 dhe një komunë do të udhëhiqet nga kandidat i pavarur (KRRGJ)

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve të dy rretheve të zgjedhjeve lokale, do të ketë kryetarë komunash në Shkup dhe në 54 komuna.

I dyti për nga numri i vendeve të fituara për kryetarë komunash është koalicioni VLEN me nëntë. Koalicioni LSDM do të ketë gjashtë kryetarë komunash, AKI 4, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni i Romëve, nga një kryetar komune. Një komunë do të udhëhiqet nga kandidat i pavarur.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve të djeshme, u zgjodhën kryetarë komunash në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Më 19 tetor, në rrethin e parë, u zgjodhën 44 kryetarë komunash.

Në katër komuna - Gostivar, Vrapçishte, Qendra Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dje nuk pati votim. Arsyeja është dalja e pamjaftueshme e votuesve në rrethin e parë, prandaj një procedurë e re zgjedhore do të zhvillohet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.

Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 morën pjesë gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан