• петок, 05 декември 2025

VMRO-DPMNE ka 54 kryetarë komunash, VLEN 9, LSDM 8, AKI 5, ndërsa ZNAM, PDT dhe UR nga 1, dy komuna do të udhëhiqen nga kandidatë të pavarur

VMRO-DPMNE ka 54 kryetarë komunash, VLEN 9, LSDM 8, AKI 5, ndërsa ZNAM, PDT dhe UR nga 1, dy komuna do të udhëhiqen nga kandidatë të pavarur

Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve të dy raundeve të zgjedhjeve lokale, do të ketë kryetarë komunash në Shkup dhe në 53 komuna.

I dyti për nga numri i vendeve të fituara për kryetarë komunash është koalicioni VLEN me nëntë. Koalicioni LSDM do të ketë tetë kryetarë komunash, AKI 5, ndërsa Lëvizja ZNAM, Partia Demokratike e Turqve dhe Unioni i Romëve, nga një kryetar komune. Dy komuna do të drejtohen nga kandidatë të pavarur.

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve të djeshme, u zgjodhën kryetarë komunash në 32 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Më 19 tetor, në rrethin e parë, u zgjodhën 44 kryetarë komunash.

Në katër komuna - Gostivar, Vrapçishte, Qendra Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dje nuk pati votim. Arsyeja është dalja e pamjaftueshme e votuesve në rrethin e parë, prandaj një procedurë e re zgjedhore do të zhvillohet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.

Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 morën pjesë gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatë të pavarur. sa/

Foto: MIA

 

Остани поврзан