VMRO-DPMNE do të udhëheq me Shkupin dhe 54 komuna, VLEN me 9, LSDM 6, AKI 4, ZNAM dhe UR nga 1, ndërsa në një komunë kandidat i pavarur
Shkup, 3 nëntor 2025 (MIA) - Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, sipas rezultateve të dy rretheve të zgjedhjeve lokale, do të ketë kryetarë komunash në Shkup dhe në 54 komuna. I dyti për nga numri i vendeve të fituara për kryetarë komunash është koalicioni VLEN me nëntë. Koalicioni i LSDM-së do të ketë gjashtë kryetarë komunash, AKI 4, ndërsa Lëvizja ZNAM dhe Unioni i Romëve, nga një kryetar komune. Një komunë do të udhëhiqet nga kandidat i pavarur.
Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, VMRO-DPMNE, në rrethin e dytë të zgjedhjeve të djeshme, përveç në Shkup me Orce Gjorgievskin, fitoi edhe në këto komuna: Aerodrom Dejan Miteski, Bërvenicë Jovan Ilievski, Vallandovë Gjoko Kamçev, Vinicë Mitko Kostadinovski, Debërc Zlatko Siljanoski, Demir Kapi Natalija Dimitrieva, Dojran Ilija Tentov, Karposh Sotir Lukrovski, Kërçovë Aleksandar Jovanovski, Konçe Zlatko Ristov, Koçan Vladko Grozdanov, Krushevë, Niko Çoneski, Lozovë, Boshko Cvetkovski, Makedonski Brod Zharko Risteski, Mogillë Draganço Sabotkovski, Negotinë Marija Naceva, Probishtip Toni Tonevski, Rankovce Daniel Pavlovski, Rosoman, Gjorgi Krstevski, Çeshinovë Obleshevë Jordanço Kostadinov, Çucer Sandevë Zoran Bajovski.
Koalicioni Vlen, nga ana tjetër, fitoi katër kryetarë komunash në rrethin e dytë: në Bogovinë Feti Abazi, Dibër Fesnik Mela, Dollnen Blerim Islami dhe në Tetovë Bilall Kasami, dhe LSDM tre: në Zërnovc Vlatko Mitev, Makedonska Kamenicë Sonja Stamenarkova dhe në Qendër Goran Gerasimovski. Struga gjithashtu ka një kryetar të ri komune në rrethin e dytë - kandidati i pavarur Mendi Qyra, gjithashtu i mbështetur nga koalicioni "Vlen", ndërsa nga një komunë fituan edhe Unioni i Romëve me Kurto Dudushin në Shuto Orizare, Lëvizja ZNAM për Maqedoninë Tonë në Kumanovë, ku Maksim Dimitrievski mori edhe një mandat tjetër, si dhe AKI në Studeniçan Elmi Abazi.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve të 19 tetorit, VMRO-DPMNE fitoi 33 kryetarë komunash (Berovo, Manastir, Bosilovë, Butel, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gazi Babë, Gjevgjeli, Gradsko, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Zelenikovë. Ilinden, Jegunovc, Kavadar, Karbinc, Kisella Vodë, Kratovë, Novac, Novosellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Prilep, Radovish, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopishte, Nagoriçan të Vjetër, Strumicë dhe në Shtip), Vleni pesë (Çair, Haraçinë, Zhelinë, Saraj dhe Tearcë), ndërsa nga tre LSDM (Krivogishtan, Kriva Pallankë dhe Bogdanc) dhe AKI (Likovë, Pllasnica dhe Çashkë).
Në katër komuna - Gostivar, Vrapçishte, Qendra Zhupë, Mavrovë dhe Rostushë dje nuk pati votim. Arsyeja është dalja e pamjaftueshme e votuesve në rrethin e parë, prandaj një procedurë e re zgjedhore do të zhvillohet brenda 60 ditëve nga shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale të vitit 2025.
Këto janë Zgjedhjet e teta Lokale në vend dhe të katërtat për të zgjedhur kryetarë komunash dhe lista këshilltarësh në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.
Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2025 morën pjesë gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, pra kandidatura të pavarura. sa/
Foto: MIA