VLEN: Mbështetja dhe zhvillimi i sportit është investim i së ardhmes
- Sportistët shqiptarë e klubet shqiptare për një kohë të gjatë ishin të lënë pas dore. Sikurse në nivel lokal ngjashëm edhe në atë republikan. Të jesh sportist i ri edhe shqiptar ishte sfidë e dyfishtë në vendin tonë. Sepse, dikur një nga kriteret për ndihmë, bursë apo ndihmë qeveritare ishte edhe përkatësia etnike, pra shpesh herë janë përjashtuar nga ndihma e kualifikime të ndryshme vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Por, tani me ndryshimin e pushtetit po ndodhë ringjallje e kulturës e sportit shqiptarë.

Shkup, 6 prill 2025
Sportistët shqiptarë e klubet shqiptare për një kohë të gjatë ishin të lënë pas dore. Sikurse në nivel lokal ngjashëm edhe në atë republikan. Të jesh sportist i ri edhe shqiptar ishte sfidë e dyfishtë në vendin tonë. Sepse, dikur një nga kriteret për ndihmë, bursë apo ndihmë qeveritare ishte edhe përkatësia etnike, pra shpesh herë janë përjashtuar nga ndihma e kualifikime të ndryshme vetëm pse kanë qenë shqiptarë. Por, tani me ndryshimin e pushtetit po ndodhë ringjallje e kulturës e sportit shqiptarë.
Sporti është pasaportë krenarie për çdo komb. Me mbështetjen e sportistëve dhe vullnetin tonë për të ndryshuar, ne filluam një epokë të re për sportin në vendin tonë. Tani talentët tanë nuk harrohen më dhe klubet tona nuk janë më të margjinalizuara. Punojmë për të sjellë mundësi për të gjithë.
Me një fond prej mbi tetë milionë eurosh janë ndarë mjete të konsiderueshme për mbështetjen e klubeve sportive dhe zhvillimin e sportit. Gjërat kanë ndryshuar tani dhe sportistët po marrin mundësi të reja për sukses dhe avancim. Ndryshimi i Qeverisë ka një efekt pozitiv në çdo sektor, edhe në sport. Tani çdo talent ka mundësinë të arrijë majat më të larta. Nuk ka vend për ndarje dhe diskriminim në sport. Kjo është një tragjedi e së kaluarës e cila tani është pas nesh.
Ndërkohë kemi ndarë 500 bursa për talentet e rinj të sportit. Ne do ta vazhdojmë këtë praktikë edhe në të ardhmen dhe do të përpiqemi të rrisim ndihmën dhe që këta talentë të rinj të marrin më shumë mbështetje nga shteti. Ky është një hap tjetër me të cilin tregojmë se kujdesemi për të rinjtë dhe për të ardhmen, e cila për ne ka një rëndësi të madhe për promovimin e një shoqërie të shëndetshme dhe ndërtimin e vlerave reale.
Ne jemi të vendosur e përkushtuar maksimalisht që në secilën fushë që ne udhëheqim ta dëshmojmë praktikisht ndryshimin. Atë që e kemi premtuar jemi duke punuar pa ndalë që ta realizojmë në përpikëri.
Si VLEN jemi të bindur që në sport nuk do të lejojmë ndarje etnike e gjinore, sporti është për të gjithë, të gjithë janë për sport. Jetë e shëndoshë në trup të shëndoshë, sporti është formula e duhur për një jetë të shëndetshme.
VLEN
_____________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.