• сабота, 22 февруари 2025

Vizitë e presidentes Osmani në Paris

Vizitë e presidentes Osmani në Paris

Prishtinë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Paris me ftesë të Presidentit të Republikës së Francës, Emanuel Makron.

Gjatë qëndrimit në Francë, Osmani do të marrë pjesë në Samitin për Inteligjencën Artificiale, përkrah presidentit Makron, zëvendëspresidentit të SHBA-së, Xhej Di Vens, kryeministrit të Indisë, Narendra Modi, si dhe liderëve të tjerë botërorë.

Në kuadër të vizitës, presidentja e Kosovës do të jetë e pranishme në darkën zyrtare në Pallatin Elise, në pritjen zyrtare të organizuar nga delegacioni amerikan, si dhe në seancën plenare të bashkëkryesuar nga Makron dhe Modi.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite, do të organizohet një pritje nga zonja e parë e Francës, Brixhit Makron, ku është ftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан