• сабота, 26 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Venko Kërtevski, zgjidhet u.d. kryetar i komunës së Koçanit

Venko Kërtevski, zgjidhet u.d. kryetar i komunës së Koçanit

Koçan, 14 prill 2025 (MIA) - Këshilltari Venko Kërstevski sot është zgjedhur u.d. kryetar i komunës së Koçanit. Kandidatura e Kërtevskit me nëntë vota ishte mbështetur nga këshilltarët e LSDM-së, ndërsa e përmbajtur votoi këshilltarja e Të Majtës. Anëtarët e Këshillit të VMRO-DPMNE-së mbështetjen e tyre ia dhanë koordinatorit të tyre Goce Markov.

Votimi u zhvillua në dy raunde, me ç'rast në të parin sipas dispozitave ligjore u zgjodh u.d. kryetar me numrin e përgjithshëm të anëtarëve në Këshill-19. Në votimin individual edhe dy kandidatë morën nga tetë vota, duke e marrë parasysh se këshilltarja Kristina Atanasova Arsova nga VMRO-DPMNE paraprakisht dha dorëheqje dhe nuk votoi. Ndaj u zhvillua edhe raundi i dytë i votimit, ku zgjedhja bëhet me shumicë të thjeshtë të këshilltarëve të pranishëm. Në votimin e përsëritur individual, këshilltari Kërstevski mori nëntë vota, ndërsa kundërshtari i tij Mirkov mori tetë vota.

Pas zgjedhjes për u.d. kryetar të komunës, Kërstevski falënderoi për mbështetjen dhe theksoi se në gjashtë muajt e ardhshëm deri në zgjedhjet lokale do të punojë në rehabilitimin e qytetit pas tragjedisë së madhe dhe funksionimin më efikas të institucioneve.

Anëtarët e Këshillit të Komunës së Koçanit zgjodhën sot u.d. kryetar të komunës sepse kryetari Ljupço Papazov dha dorëheqje dhe është një nga të dyshuarit për zjarrin në diskotekën "Puls" ku humbën jetën 61 persona dhe u lënduan mbi 200.

Në mbledhjen e 62-të të Këshillit të Koçanit kandidaturë për u.d. kryetar të komunës dorëzuan këshilltari Venko Kërstevski, i zgjedhur nga grupi i votuesve, ndërsa nga VMRO-DPMNE ishte propozuar koordinatori i grupit të këshilltarëve Goce Markov. Kandidatët për u.d. kryetar i komunës patën sqarime të shkurta të kandidaturave të tyre, pas së cilës në mbledhje u bënë një sërë diskreditimesh dhe ofendimesh personale për kandidatët dhe mes atyre të propozuar. Për këtë arsye kryetari i Këshillit Lazo Mitev dha pauzë një orëshe, pas së cilës u votua për propozimet.

Në mbledhje dorëheqje dha këshilltarja e VMRO-DPMNE-së Kristina Atanasova Arsova. Ajo sqaroi se nuk i pranon zënkat e tilla politike veçanërisht që edhe vetë është e prekur sepse fëmija i saj është një nga të lënduarit në zjarrin në diskotekën Puls.

Konferencë për media mbajtën edhe këshilltarët e LSDM-së, të cilët shprehën gatishmërinë që në periudhën e ardhshme të mos veprojnë politikisht. Ata do ta mbështesin  u.d. kryetarin e komunës dhe nuk do të paraqesin propozimet e tyre për drejtues të institucioneve dhe ndërmarrjeve komunale.

Para dorëheqjes së Atanasova Arsovës, në Këshillin e Komunës së Koçanit ishin 19 anëtarë, 9 prej të cilëve ishin nga VMRO-DPMNE, tetë nga LSDM, një i pavarur dhe një nga E Majta. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан