• сабота, 22 февруари 2025

Vendet arabe i dërgojnë letër SHBA-së kundër propozimit të zhvendosjes së palestinezëve

Vendet arabe i dërgojnë letër SHBA-së kundër propozimit të zhvendosjes së palestinezëve

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Pesë ministra të jashtëm arabë dhe një zyrtar i lartë palestinez kanë dërguar letër deri te Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio ku kundërshtojnë planet e presidentit Donald Tramp në fund të janarit për zhvendosjen e palestinezëve nga Rripi i Gazës.

Sipas "Aksios", letra është dërguar dje dhe është nënshkruar nga ministrat e jashtëm të Jordanisë, Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe këshilltari presidencial palestinez Husein al Sheik, pas takimit gjashtëpalësh në Kajro në fundjavë.

Më 25 janar, Trampi propozoi që palestinezët nga Gaza të zhvendosen në Jordani dhe Egjipt. I pyetur nëse kjo duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë apo afatshkurtër, presidenti amerikan u përgjigj: "Mund të jenë të dyja".

Komentet e Trampit ngjallën frikën e palestinezëve se ata do të çrrënjosen përgjithmonë nga shtëpitë e tyre dhe propozimi u cilësua nga kritikët si "spastrim etnik".

Egjipti, Jordania dhe vendet tjera arabe e kundërshtuan propozimin.

Rikonstruimi i Gazës duhet të ndodhë përmes angazhimit dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë të popullit të Gazës. Palestinezët do të jetojnë në tokat e tyre dhe do të ndihmojnë në rindërtimin e tyre, thuhet në letër.

“Nuk duhet të privohen nga e drejta e tyre për të vepruar gjatë rikonstruimit, pasi ata duhet të mbajnë përgjegjësi për procesin me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar”, shtojnë diplomatët.

Gjatë luftës në Gazë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë u vranë mbi 47.000 palestinezë. Kjo ka çuar në akuza për gjenocid dhe krime lufte kundër Izraelit të cilat ajo i mohon.

Për momentin, aksioni ushtarak midis Izraelit dhe Hamasit është ndërperë, pas arritjes së armëpushimit të brishtë.

Gjakderdhja e fundit në konfliktin izraelito-palestinez prej dekadash filloi më 7 tetor 2023, kur militantët e Hamasit sulmuan Izraelin. Gjatë sulmeve u vranë rreth 1.200 njerëz, ndërsa u morën pengje rreth 250 veta në Rripin e Gazës.

Foto: EPA

 

 

Тагови

Остани поврзан